Aktori Ben Affleck ishte “jashtëzakonisht i mërzitur” për kritikat ironike që i ka marrë për filmin Batman v Superman: Daën of Justice. Kjo informatë për mediat amerikane është marrë nga një faqe e fansave të serive të filmit Batman.
“Burimet e mia kanë treguar që Affleck nuk është ndjerë aspak i lumtur për kritikat që i ka marrë rreth filmit të tij BvS”, thotë redaktuesi i kësaj faqe Devin Faraci, njofton The Guardian.
Pjesa e parë e këtij filmi është shfaqur në mars të këtij viti./Insajderi.com