×
  • Showbiz
  • Insajderi / Insajderi

    Afrim Muçiqi i quan kolegët rrenca: Askush nuk i merr 15 mijë euro në dasmë, kjo është rren e kullume

    Insajderi
    23 October 2022 - 18:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Afrim Muçiqi në emisionin “Kendiv” të T7, ka folur për jetën e tij private dhe profesionale.

    Për çështjet profesionale ai është shprehur shumë i ashpër me kolegët e tij që nëpër intervista përmendin shuma të majme parash, që sipas tyre i marrin nëpër dasma.

    Muçiqi ka deklaruar se ato shifra janë një “rren e kullume”.

    “Del dikush që thonë populli një budall e gjuan një guri 100 të menqur s’mund ta nxerrin. Edhe dalin flasin shifra të pakontrolluara që publikisht e kam thënë nuk janë të vërteta. Po shiten për klikime, njerëzit ndoshta edhe po përfitojnë. Populli pastaj thotë u mytën tu marrë pare, po çfarë pare. Secili kur të bjën në shtrat me flejt e din ku e ka vendin. Nuk është e moralshme me dal me gënju i marr 15 mijë euro. Kjo është rren e kullume. Njerëzit kanë me të thirr kur ki vlera jo që del e thu që paguhem ma shumë”, është shprehur Muçiqi. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark