Kandidati për deputet me numër 68 nga Nisma Socialdemokrate Afrim Selmani, ka reaguar lidhur me largimin e investitorëve vendorë nga Kosova.
Ai e ka cilësuar këtë fenomen si një rrezik serioz për ekonominë e vendit.
Sipas Selmanit, gjithnjë e më shumë biznesmenë kosovarë po i zhvendosin investimet e tyre drejt Shqipërisë dhe Malit të Zi, si pasojë e kushteve të pafavorshme për të bërë biznes në Kosovë.
Sipas tij se ky trend nuk është i rastësishëm, por rezultat i politikave të qeverisë.
“Ky vendim ka krijuar pasiguri juridike dhe ekonomike për konsumatorët e energjisë elektrike dhe për bizneset në vend”, ka shkruar Selmani.
Ai paralajmëron se largimi i investitorëve vendorë nënkupton humbje të vendeve të punës, rënie të zhvillimit ekonomik dhe largim të kapitalit që mban gjallë ekonominë e Kosovës.
Megjithatë, Selmani vlerëson se kjo situatë, ndonëse sfiduese, nuk është e pakthyeshme.
Sipas tij, zgjidhja kërkon reforma të guximshme, forcim të sundimit të ligjit dhe një partneritet serioz ndërmjet shtetit dhe biznesit.
“Zgjidhja nuk është retorika, por veprimi konkret për një klimë të drejtë dhe konkurruese.Ky është sinjali më i qartë që Kosova duhet të ndryshojë qasjen ndaj biznesit TASH, jo NESËR”, tha ai.