Insajderi
Lajme

Afro 300 mijë euro të fshehura në veturë, Dogana e Kosovës me aksion në Han të Elezit

Insajderi
11 December 2025 - 16:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Afro 300 mijë euro të fshehura në veturë, Dogana e Kosovës me aksion në Han të Elezit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë kontrolleve të rregullta në pikëkalimin kufitar në Han të Elezit, zyrtarët doganorë kanë ndalur një automjet për verifikim të detajuar në vijë të dytë, pasi drejtuesi kishte deklaruar se nuk posedonte asgjë për deklarim.

Gjatë kontrollit të automjetit, janë zbuluar dhe sekuestruar 295,270 euro të padeklaruara dhe të fshehura brenda veturës. Shuma e parave u konfiskua sipas procedurave ligjore, ndërsa rasti është referuar për hetime të mëtejshme.

“Han i Elezit, 11 dhjetor 2025 – Gjatë kontrolleve të rregullta në pikëkalimin kufitar në Han të Elezit, zyrtarët doganorë kanë ndalur një automjet për verifikim të detajuar në vijë të dytë, pasi drejtuesi kishte deklaruar se nuk posedonte asgjë për deklarim. Gjatë kontrollit të automjetit, janë zbuluar dhe sekuestruar një shumë prej 295,270 euro, e cila ishte e padeklaruar dhe e fshehur brenda veturës. Shuma e parave është konfiskuar në përputhje me procedurat ligjore, ndërsa rasti është referuar për hetime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark