×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Agim Ademi e mohoi publikisht në RTK – ky është vendimi i UEFA-s për dënimin e Agim Ademit [dokument]

    Insajderi
    20 March 2022 - 21:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari I FFK-së Agim Ademi në Radio Televizionin e Kosovës deklaroi publikisht se nuk egziston letra e UEFA-s që tregon se ai është i dënuar deri më 31 dhjetor të vitit 2022.

    Por, letrën e UEFA-s e ka siguruar Insajderi në të cilën shkruhet se Agim Ademi është i suspenduar deri në dhjetor të vitit 2022.

    Ai deklaroi se nëse letra ekziston, të bëhet publike.

    Pas emisionit, opozita e Agim Ademit ka bërë publike letrën e UEFA-s, që tash e një kohë ka arritur në zyret e FFK-së.

    Është Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s që ka vendosur ta dënoi Agim Ademin.

    Atij i ishte ndaluar marrja me futboll deri më 31 dhjetor të vitit 2022 për shkak të dënimit me burg që i ishte shqiptuar në Kosovë. Vendimi është i Thomas Partl, ndërsa mban datën 20 gusht 2020.

    No description available.
    No description available.

    Por, Ademi shmangu vuajtjen e dënimit, ndërsa rasti i tij u kthye në rigjykim.

    Komiteti Ekzekutiv ka shpallur datën e 6 prillit për të zgjedhur Kryetarin e ri të FFK-së.

    Agim Ademi dhe Gramoz Vokrri kanë kandiduar për pozitën e të parit të FFK-së. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark