×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Agim Ademi nuk dallon nga lideri i Koresë së Veriut – i dashuruar në vetvete

    Insajderi
    05 July 2022 - 11:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi vazhdon ta tregojë dashurinë e madhe që ka për veten me promovimin që po i bën vetës në webfaqen e FFK-së.

    Në rast që hyni në webfaqen e FFK-së, e tëra që mund të shihni janë postimet e shumta për “presidentin Ademi” dhe takimet e tij të shumta, shkruan Nacionale.

    “Presidenti Ademi takoi presidentin e ri të Federatës së Futbollit të Turqisë”.

    “Ademi takohet me kryesuesin e sportit dhe kulturës në Ingolstadt”.

    “Presidenti Ademi bëri hapjen e turneut “Shpresa për Jetimët” në Ingolstadt”, këto janë vetëm tre nga katër lajmet kryesore që gjinden në webfaqen kryesore të FFK-së, shkruan Nacionale.

    Por, ky promovim i vetës që bënë Ademi nuk ndalet më kaq pasi gjendet edhe në ballina tjera, ose kur nuk figuron emri i tij në titull, shihet në foton kryesore.

    Për më shumë mund të shikoni këto foto:

    Kjo nuk është hera e parë që Ademi ka shprehur dashurinë për vetën e tij, pasi edhe gjatë zgjedhjeve për kryetar të FFK-së, ballina e kësaj webfaqe ishte kthyer në personale të kryetarit në fjalë.

    Mund të thuhet se një gjë e tillë ndodh vetëm në Federatën e Futbollit të Kosovës, pasi nëse shohim fqinjët – pra Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), kryetari i tyre Armand Duka shihet vetëm në tre foto, ku prioritet i kanë dhënë arritjeve të përfaqësueses së Shqipërisë, ose shkrimet nga UEFA.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark