Kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës për Ferizajin, Agim Aliu, ka thënë se më nuk do të këtë kolona të gjata dhe rreziqe të kalimit të rrugës tek “Liridoni”.
“Jo më rreziqe të kalimit të rrugës e jo më kolona të gjata veturash për shkak kalimit të këmbësorëve tek “Liridoni” në rrugën “Ahmet Kaçiku”, ka thënë Aliu.
Sipas tij zgjatja e nënkalimit është gati në përfundim kështu qytetarët mund të kalojnë pa u rrezikuar.
“Me zgjatjen e nënkalimit për këmbësorë që ka dalje në rrugën “Emin Duraku” e që gati është në përfundim, qytetarët do të kalojnë dy anët e qytetit të parrezikuar nga veturat, gjersa ngasësit e veturave do të kursehen nga kolonat”, është shprehur kandidati i LDK-së për Ferizajin.