Kandidati për kryetar të Ferizajit, Agim Aliu, i cili njëherëshi është edhe kryetar aktual i kësaj komunë, ka treguar se nënkalimi në Nikadin të Ferizajit është rregulluar dhe tashmë mund t’i shmanget të keqes.
“Nënkalimi për këmbësorë dhe vetura në Nikadin, ka marr tashmë formë, për t’i shërbyer kalimit të sigurt e shmangies përgjithmonë të më të keqes në këtë zonë që shkaktoi shumë viktima”, ka thënë Aliu.
Ai tha se ky projekt është madhështor dhe jetik.
“Përveç një projekt modern e madhështor i infrastrukturës rrugore, nënkalimi në Nikadin është projekt jetik, për sigurinë e qytetarëve”, tha kandidati për kryetar të Ferizajit.