Kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës për Ferizajin, Agim Aliu, ka pritur në zyren e tij kampionët e rinj të bodybuildingut.
Aliu i ka uruar fituesit Altin Musolli, që zuri vendin e parë në kategorinë Men’s Physique Senior dhe Nazif Ahmeti që zuri vendin e dytë në kategorinë Men’s Physique senior.
Ai tha se ata po ndihmojnë në zhvillimin e këtij sporti në Ferizaj dhe se do të ofrojnë mbështetjen për sportistët.
“Suksesplotë padyshim dhe premtues për zhvillimin e këtij sporti e avancimin e tij tutje në Ferizaj e më gjerë, për të cilët kemi ofruar e do të ofrojmë mbështetjen tonë të plotë”, tha Agim Aliu.