Kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, ka shprehur falenderimin e tij për shkarkimin e platformës qeverisëse.
“Faleminderit ferizajas, që aq zëshëm po shpreheni të vendosur, për vizionin tonë, për Ferizajn që duam”, tha Aliu.
Sipas tij kjo platformë elektronike u shkarkua nga 37,521 qytetarë.
“Jam thellë i emocionuar, për vetëm 6 ditë, 37,521 qytetarë tashmë kanë shkarkuar platformën time qeverisëse në formën elektronike, duke dhënë edhe mijëra komente përkrahëse e sugjeruese”, theksoi Aliu.
Shkarkimi mund të bëhët përmes kodit në poster, ku qytetarët mund ta skanojnë kodin, ku përmes saj do të kenë në telefonin e tyre të mençur, platformën qeverisëse.