Kandidati për kryetar të Ferizajit, Agim Aliu, i cili njëherëshi është edhe kryetar aktual i kësaj komune, ka premtuar se do ta ndërtojnë parkun prej 53 ari.
Ky park do të ndërtohet në hapsirën që ndodhet aktualisht Kompania “Pastërtia”.
“Me të gjelbrën temë bosht të qeverisjes sonë në vitet e ardhshme, në hapësirën publike më të padashurën, ku aktualisht ndodhet Kompania “Pastërtia” të cilën do ta zhvendosim”, tha Aliu.
Sipas tij ky park do të ketë edhe kënde lojrash, tabela pingpongu e shahu dhe hapësira tjera rekreative.
“Do të bëhet hapësira më e dashur ngaqë do të ndërtojmë parkun e jashtëzakonshëm”, ka shkruar në fcebook kandidati për kryetar të Feizajit nga PDK.