Projektet e reja të platformës së re qeverisëse të Agim Aliut, duket sikur nuk kanë fund.
Në një video mesazh të ri, kandidati për Kryetar të Ferizajt, edhe për një mandat qeverisës, Agim Aliu, prezantoi projektin e tij për ndërtimin e Tregut të Gjelbër.
Me një ide inovative dhe vizionare, sipas Kryetarit dhe njëherit kandidatit për Kryetar të Ferizajt, qytetarët e Ferizajt mund të kenë së shpejti një ndër tregjet më të bukura dhe funksionale të vendit tonë.
Sipas këtij projekti, Agim Aliu planifikon ta shndërrojë hapësirën ekzistuese prej 1.5 hektarëve, në një treg multifunksional të përbërë prej katër strukturash të ndërlidhura, me gjithsejt 5906 metra katrorë, ku nuk do të mungojë infrastruktura moderne, gjelbërimi i nevojshëm dhe objektet ndihmëse të gastronomisë për pushim dhe rekreacion. Përveç tjerash, ky treg i cili sipas Aliut mund të kthehet edhe në treg ditor, do të ketë rreth 385 shtande të shitjes dhe një hapësirë të mbyllur moderne prej 410 metrash katrorë për shitjen e produkteve të mishit dhe bylmetit.
Njoftimi i plotë:
Tregu i Gjelbër❇️vepra unike që do të ndërtojmë
Çdo ferizajas e sheh dhe e prek ndryshimin e Ferizajt në çdo anë⭐️. Projekt transformimi tërësor, kemi përgatitur edhe për Tregun e Gjelbër.
Shtrirë në hapësirën e përgjithshme prej 1.5 hektarësh ,Tregun e Gjelbër do ta shndërrojmë 🛠jo vetëm në vend blerje e tregtimi 🛒por edhe vend argëtimi e pushimi.
Me 385 shtande për shitje të shpërndara në 4️⃣ blloqe moderne me struktura të mbuluara, kushte të përshtatshme për ekspozimin e produkteve 🍎🍉🥦këndin e restauranteve e kafiterive, 🍽☕️hapësirat e gjelbërta🌳 dhe 140 parkingje me mundësi zgjerimi edhe me parkingje nëntokësore 🅿️tregtarët e Tregut të Gjelbër në Ferizaj do të kenë kushtet e duhura të punës, njëlloj sikurse blerësit që do të kenë hapësirën e bollshme të lëvizjes e mundësinë të marrin produkte të freskëta 🥩🍓🍇në kushtet e duhura të tregtimit, si dhe të argëtohen e pushojnë në këtë pikë të ardhshme reference, që e pret transformimi tërësor