Kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës për Ferizajin, Agim Aliu, ka njoftuar se projekti që kap shifrën afro 40 milionë eurosh për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, po nis së zbatuari.
“Po nis zbatimi i projektit madhor me kosto prej afro 40 milionë euro, që i jep zgjidhje përfundimtare sfidave me ujërat e zeza”, ka thënë Aliu.
Projekti tashmë ka marr dritën jeshile nga Kuvendi i Republikës, në bazë të marrëveshjes me Qeverinë e Hungarisë, për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza.
Ai tha se sot kanë takuar ekspertët hungarezë për të zgjidhur problemin me ujërat e zeza.
“Bashkë me deputetin Elmi Reçica dhe drejtorin e infrastrukturës, takuam sot ekspertët hungarezë, të cilët nisën sesionin e shkëmbimit profesional me ekspertët tanë për nisjen e zbatimit të këtij projekti gjigant, që i jep zgjidhje problemit me ujërat e zeza”, jo vetëm Ferizajt por edhe komunave përreth”, tha kryetari i kësaj komunë.