×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Agim Bahtiri sqarohet për punën e Shakirës tek Ura e Ibrit

    Insajderi
    28 April 2023 - 19:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetari i Komunës Jugore të Mitrovicës, Agim Bahtiri i ftuar në emisionin FRONTAL të T7 është pyetur për punën e Shakirës dhe informacioneve të shumta që kanë qenë se ylli botëror do të sillet për të kënduar në Mitrovicë në momentin që do të hapet Ura e Ibrit për qarkullim.

    Megjithatë Bahtiri thotë se s’ka qenë ide apo kërkesë e tija që Shakira të këndojë në Mitrovicë, por e KFOR-it.

    Ai thotë se vetëm e ka bërë publik një informacion të tillë.

    “Nuk ka qenë kërkesë e imja. Ka qenë kërkesë e KFOR-it. Ka pasur të vijë një yll i botës. Kërkesa u kanë e tyre. Unë e kam publikuar si informacion”, ka thënë Bahtiri në FRONTAL.

    Ai është pyetur lidhur me këtë pasi që sot në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut është votuar kërkesa për hapjen e Urës së Ibrit për automjete.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark