Ish kryetari i Komunës së Podujevës dhe Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Agim Veliu, sot ka nisur edhe zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Insajderi.
Veliu ka njoftuar se sot, në një ceremoni solemne, ka shpërndarë kartela të anëtarësimit për dhjetëra qytetarë, kryesisht të rinj që janë anëtarësuar ditëve të fundit në Lidhjen Demokratike në Podujevë.
“Lidhja është adresa e vetme dhe më e sigurta për qytetarët llapjanë. I lumtur që Lidhjes tonë po i bashkohen të gjitha gjeneratat” – shkroi ai në llogarinë zyrtare në Facebook.