×
  • Lajme
  • Insajderi

    Agim Veliu tregon se pse e sulmoi me ujë Xhafer Gashin

    Insajderi
    22 June 2023 - 15:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Jo për ta freskuar e as për t’i larë fytyrën, Agim Veliu kishte një tjetër mesazh kur i hedhi ujë kryetarit të Obiliqit, Xhafër Gashit – dje gjatë mbajtjes së kuvendit të LDK’së në Podujevë.

    Ish kryetari i degës së LDK’së në Podujevë, Agim Veliu ka treguar për Insajderin se ‘freski me ujë’ ishte gjest politik – për t’i treguar simpatizuesve të partisë se Xhafer Gashi është njëri nga manipulatorët kryesro të zgjedhjeve të fundit në Podujevë.

     Në një telefonatë për Insadjerin, Veliu konfirmon veprimin e tij ani pse nuk ka pamje të këtij momenti.

    Po është e vërtetë. Ka ndodh dje në Kuvendin e degës. Ai (Xhafer Gashi) ka deklaruar se ka qenë pak i zhegitur dhe më ka hedhur ujë për me me flladit. Unë nuk ia kam hedhur ujin as me flladit e as me ia la fytyrën atij. Por, e kam bërë një gjest politik me i tregu atij dhe opinionin se ai është hisedar në  manipulimin e zgjedhjeve që I kanë bërë në Podujevë”, është shprehur Veliu.

    Në këtë kuvend, LDK’ja në Podujevë ka zgjedhur për kryetar ish-kandidatin për kryetar të komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni.

    Qysh në fillim të këtij Kuvendi ka shprehur pakënaqësi ish-kryetari i kësaj partie Agim Veliu, duke e quajtur procesin të korruptuar, të montuar, me shumë parregullsi, me shumë shkelje, me shumë marrëveshje dhe pa kuvende zgjedhore.

    Lidhur me gjestin e tij, Gashi ka dhënë një deklaratë. “Nashta pak e pa që jam i zhegitun dhe më freskoi me ujë”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark