×
  • Lajme
  • Insajderi

    Agjenda kineze e ruse, Haki Abazi lëshohet pak në konspiracion- flet kundër strategjisë së Qeverisë Kurti

    Insajderi
    07 October 2022 - 11:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka shpalosur krejt pakënaqësitë që i ka me partinë e tij, përmes një konference për media.

    Strategjia e energjisë elektike sipas tij, është strategji e 20 vjeçarit dhe nuk është në linjë me atë se çfarë kërkon Bashkimi Evropian e saktësisht agjenda e gjelbër.

    “Është momenti qe ta tejkalojmë problematiken dhe dështimin e 20-vjecarit, para jush them se strategjia qe është përgatitur për energjinë, është një përsëritje me ndryshim të vendeve te tog fjalësve me strategji të 20 vjetëve, edhe kjo draft strategji e ka kryefjalën tek ndërtimi i kapaciteteve te qymyri e bënë strategjinë në kundërshtim me trendet dhe agjendën e gjelbërt të unionit evropian”, tha Abazi në konferencë.

    Ai tha se ekzistojnë disa agjenda të energjisë elektrike në botë, ajo kineze, ruse e europiane.

    “Strategjia është në kundërshtim me tregjet prodhuese, duhet et fokusohemi qe strategjia të kthehet në piken zero, përkatësisht me agjendën e gjelbërt. Agjenda kineze e fokusuar në termocentrale prej qymyri , agjenda e dytë ajo e gazit nëpërmes gazpromit të Rusisë, që tenton të krijoj monopol ta beje dominant Serbinë, dhe e treta agjenda e gjelbërt, evropiane dhe amerikane, dekarbonizimi është e vetmja formë që të mbetemi në agjendën evropiane. Draft strategjia nuk është ne linje në atë se çfarë kërkohet”, shtoi deputeti i VV-së

    Abazi sot ka sulmuar shefen e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, pasi sipas tij ajo nuk ka lejuar hetimin e disa çështjeve që ka propozuar vet Abazi – përfshirë Privatizimin dhe ShIK-un.

    Sipas tij, në rastin Gupit Parlamentar të Vetëvendosjes “hendikep” është fakti që Kusari-Lila nuk ka tentuar që të ketë kohezion që deputetët të jenë të suksesshëm.

    “Ne rastin e Grupit parlamentar të Vetëvendosjes kemi hendikep sepse kemi një njeri qe nuk vie nga grupi parlamentar i yni nuk është tentuar për kohezion qe deputetet te japin me te mirën, rrjedhimisht unë jam kon i qartë me këto qe po i them sot e ato qe do i them ne vazhdimësi, i kam drejtuar tek hierarkia partiake e institucionale”, tha Abazi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark