Insajderi
Lajme

AGK dënon sulmin ndaj gazetarit të Klan Kosovës

Insajderi
25 June 2016 - 15:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar sulmin fizik ndaj gazetarit të Klan Kosovës, Vlorijan Halilit, i cili u sulmua nga menaxheri i këngëtares Kida në festivalin Top Music Aëards në Shqipëri.

Përmes një komunikatë për media, AGK ka thënë se inkurajon gazetarin qe t’i ndjek të gjitha procedurat ligjore.

“Njëherësh e ftojmë gazetarin Halili që të shfrytëzojë mundësinë që ia ofron AGK-ja për ndihmë ligjore pa pagesë”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

“Pa asnjë hezitim, zyra ligjore që bashkëpunon me AGK-në do të jetë në dispozicion të gazetarit në fjalë”./Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark