18:54 - 04 Shkurt 2023

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kërkuar që të përserit edhe njëherë procesi ppër drejtor të Televizionit Publik të Kosovës.

AGK-ja e ka parë të arsyshme procesin e ri, duke kosnideruar se emërimi i Rilind Gërvallës , mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje, përbën konflikt interesi dhe cenon rëndë pavarësinë e transmetuesit publik.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka ndjekur me vëmendje të shtuar zhvillimet e fundit rreth transmetuesit publik në vend, RTK. AGK-ja, konsideron se emërimi i Rilind Gërvallës – mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), për drejtor të kanaleve shqip në RTK, përbën konflikt interesi dhe cenon rëndë pavarësinë e transmetuesit publik. Gërvalla ka demonstruar publikisht mbështetjen për partinë në pushtet dhe e ka promovuar atë aktivisht.” – thuhet në njoftim.

AGK ka shkruar se procesi i ri në baza të meritokracisë dhe pa ndërhyje politike është i nevojshëm dhe do të lejonte vazhdimin e depolitizimit të transmetuesit publik.

Rekomandimi dhe emërimi i tij është në kundërshtim me praktikën e mirë që është krijuar gjatë përzgjedhjes së bordit të RTK-së, proces ky që ishte lavdëruar ndërkombëtarisht, si transparent dhe profesional. Ne besojmë që një proces i ri rekrutimi, në baza të meritokracisë dhe pa ndërhyje politike është i nevojshëm dhe do të lejonte vazhdimin e depolitizimit të transmetuesit publik, dhe do të krijonte atmosferë ku gazetarët mund të veprojnë të lirë pa presion politik. Ky zhvillim do të ndikojë negativisht në renditjen e Kosovës sa i përket lirisë së medies.” – thuhet në njoftimin e AGK-së.