×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    AGK reagon pas zjarrit që kaploi shtëpinë e gazetarit kosovar

    Insajderi
    17 March 2023 - 14:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas tentim zjarrvënies se garazhit të redaktorit të transmetuesit publik, Alban Selimi.

    Për AGK-në kërcënime të tilla janë tërësisht të papranueshme dhe e cenojnë rëndë lirinë e shprehjes dhe ndikojnë në punën e gazetarëve për të raportuar në një ambient të sigurt.

    Andaj, kanë kërkuar urgjentisht nga organet kompetente që të hetohen motivet e këtij sulmi.

    “Çdo sulm ndaj gazetarëve është një sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të gjithë qytetarëve”, tha AGK-ja.

    Mbrëmë gazetari Alban Selimi ka njoftuar se dikush ia ka vënë flakën shtëpisë së tij.

    Përmes një postimi në Facebook, Selimi ka thënë se dikush ka dashur ta frikësuar por nuk ia kishte arritur qëllimit.

    Dikush ia vuni flaken; me m’frikesu. S’ia arrijne qellimit!” – ka shkuar ai në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark