Ylli portugez, Cristiano Ronaldo sot në derbin ndaj Arsenalit e shënoi golin e 100-të në elitën e futbollit anglez, shkruan Insporti.
Ronaldo shënoi në minutën e 34-të nga afërsia, derisa festoi me duart e ngritura lart nga qielli duke ia dedikuar golin djalit të posalindur që i vdiq ditë më parë.
Fanellën që e kishte të veshur sot ylli portugez ka arritur që ta marrë kushëriri i Granit Xhakës, Agon Xhaka.
Ishte Granit Xhaka, që ndërroi fanellën me Ronaldon, për t’ia dhuruar djalit të axhës së tij, Agonit.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Agoni, i cili përmes rrjetit social, Facebook, nënvizoi se ndihet mjaft i lumtur.
“Është nder ta marrë fanellën prej njërit nga lojtarët më të mirë në histori” – shkroi Agon Xhaka.
Ndryshe, Granit Xhakaka shkëlqeu në fitoren e Arsenalit ndaj Manchester Unitedit, ku shënoi një supergol.
Teksa pas ndeshjes theksoi se i pëlqen të shënojë gol ndaj “Djajve të Kuq”.
/Insajderi.org