Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gramoz Agusholli ka treguar arsyen përse sot u ul krah opozitës dhe jo tek ulëset që i takojnë deputëteve të Vetëvendosjes.
Në një përgjigjie për Insajderin, Agusholli tha se nuk ka të vërteta në raportimet se i njëjti ka prishur raportet me VV-në dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh kjo, ai ka zënë vend në atë anë edhe më herët.
“Nuk ka asgjë t’vertetë në atë çka po aludojnë mediat. Kjo nuk është hera e parë që unë dhe ndonjë deputet tjetër i shfrytëzojmë ulëset e lira kudo ne paralament“, tha Agusholli për Insajderin.
Deputeti i VV-së tha se arsyeja ishte vetëm çasja më e lehtë, por, jo për ndonjë pakënaqësi.
Bashkë me deputetin Agusholli, po në atë krah u ul sot edhe deputeti tjetër i VV-së, Eman Rrahmani.
Edhe Rrahmani në një prononcim për Insajderin tha se ulja në krahun tjetër të kuvendit nuk ka të bëj me zhvillimet e fundit në raport me Qeverinë, përkatësisht partinë e tij.
Ai shtoi se ato janë vende të lira dhe nuk janë ulëse të opozitës.
“Andej nuk ulem vetëm unë, ato janë vende të lira, nuk janë të Opozitës. Kur jemi në bufe, kur ka votime më të shpejta hyjmë shpejt aty për mos me i pengu të tjerët, janë vende të lira – nja 10 që nuk është ulur askush. Nuk ka në lidhje me pakënaqësi” – tha Eman Rrahmani në një përgjigje për Insajderin.