Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë ndarjen e çmimit “YLLI I JAVËS”.
Këtë çmim për xhiron e 26-të në BKT Superligë e ka fituar futbollisti i KF Dukagjini, Ahmed Januzi.
Sulmuesi me përvojë pati paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren tejet të rëndësishme të skuadrës së tij kundër Llapit, me rezultat 2:1. Ai shënoi të dy golat për arkëtimin e tri pikëve të mëdha në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Golin e parë e realizoi në minutën e 10-të, derisa të dytin në minutën e 72-të.
Për Ahmed Jonuzin kjo është hera e dytë që e merr këtë çmim, pasi ishte shpallur më i miri i javës edhe në xhiron e 7-të, në tetor të vitit të kaluar.
Pas fitores në Podujevë, KF Dukagjini (Klinë) mbetet në pozitën e 8-të, por arriti në kuotën e 29 pikëve.