×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti bën gati padinë e tretë për shpifje ndaj LDK-së

    Insajderi
    23 September 2016 - 17:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    LDK përmes një kumtese për medie fajësoi kryetarin e Prishtinës për dëbimin e familjeve nga lagja “Dardania”, prona të cilat konsiderohen si të uzurpuara nga Ndërmarrja Publike Banesore.

    “Ky rast paraqet keqtrajtim të banorëve dhe familjeve të tyre. Dega IV e LDK Prishtinë, vlerëson se përgjegjësia politike, morale dhe profesionale, para së gjithash bie mbi Kryetarin e Komunës, z. Shpend Ahmeti”, është thënë në komunikatën e LDK-së.

    Lidhur me këtë deklaratë i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ahmetit, i cili ka thënë se do të ngre padinë e tretë për shpifje ndaj LDK-së.

    “Të hënën kjo do të jetë padia e tretë me radhë për shpifje”, u shpreh i pari i Prishtinës, raporton Gazeta Online Insajderi.

    Ahmeti shpjegon se nuk ka marrë asnjë vendim për dëbimin e këtyre banorëve nga pronat e uzurpuara në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

    “Është interesant kjo puna e LDK-së Prishtinë. Në vitin 2005 nën qeverisjen e LDK, Ndermarrja Publike Banesore bën padi për këto banesa, në vitin 2008 Gjykata merr vendim, tash Gjykata zbaton vendimin, ndërsa Shpend Ahmeti fajin”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark