×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti: Haradinaj meriton respekt, i vetmi që po flet për problemin kryesor që e kemi

    Insajderi
    07 February 2021 - 13:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti Arben Ahmeti mbrëmë në Politiko ka bërë një koment interesant për Ramush Haradinajn.

    Haradinaj, që është kryetar i AAK-së dhe kandidat për President, e ka fokusuar fushatën e tij në kompetencat e Presidentit, mbi të gjitha në dialogun me Serbinë.

    Ky veprim i tij po merr komente pozitive nga analistët dhe opinioni, sepse është i vetmi deri tash që ka treguar një koncept të qartë lidhur me dialogun.

    “Një kandidat si Ramush Haradinaj që del e flet çdo ditë për problemin kryesor me të cilin kemi me u marrë besoj se do të duhej respekt për të dhe jo për këta që po dalin e flasin për banesa dhe se si do të mbjellin oriz nëpër arat e Kosovës”, ka thënë Ahmeti.

    “Të gjithë këtu në panel e dimë se pas zgjedhjeve të 14 shkurtit do të vijë menjëherë ftesa për dialog me Serbinë dhe më së paku në fushatë po flitet për këtë punë, ndërkaq ne e dimë shumë mirë se dialogu me Serbinë e rrëzoi qeverinë”, ka shtuar ai në Politiko.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark