×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ahmeti, Kurtit: Një gazetar është sulmuar, reago si në rastin e sulmit ndaj djalit të Rashiq

    Insajderi
    25 February 2021 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtori i kanalit10, Arben Ahmeti përmes një shkrimi në Facebook i ka reaguar kandidatit për kryeministër nga VV-së, Albin Kurtit, është i vetmi që ende nuk thënë asnjë fjalë për sulmin ndaj gazetarit hulumtues dhe autorit të emisionit Indoks, Visar Duriqit.

    Ahmeti i ka kërkuar Kurtit që të reagoj dhe ta dënoj sulmin brutal ndaj gazetarit Visar Duriqit, sikurse që kishte bërë ndaj rastit të djalit të Nenad Rashiq.

    “I dashtun kryeministër ne ardhje Albin Kurti: Një gazetar është sulmu. Shume përkrahës te këtij sulmi ne komentet e tyre ne rrjete sociale mbajnë foton tende. Assesi askush nuk do ta lidhe sulmin me organizatën dhe gjithcka qe përfaqëson ti, por te lutem, a ka gjasa me reagu? Me e dënu sulmin?! A mund te keni një qëndrim për këtë zhvillim?!Nuk kërkohet shume. Një reagim si ne rastin e sulmit ndaj djalit te politikanit Nenad Rashiq”, ka shkruar Ahmeti

    Albin Kurti ende nuk ka bërë ndonjë reagim ndaj sulmit fizik të gazetarit të Insajderit, Visar Duriqit.

    Visar Duriqit, është sulmuar mbrëmë nga tre persona ende të panjohur. Tre persona e kishin pritur gazetarin Duriqi, para hyrjes së banesës së tij.

    Ai është sulmuar posa ka dalë nga vetura e tij. Duriqi ka marrë lëndime ne hundë, nofulle dhe shpind. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark