×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ahmeti paralajmëron diasporën: Përgatituni për musafirë

    Insajderi
    09 March 2023 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar vendimin e Këshillit të ministrave të Evropës për liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Ahmeti thotë se për natën e dytë të Vitit të Ri 2024, mërgimtarët duhet të bëhen gati për t’i pritur mysafirët.

    “Nata e dytë e vitit të ri dihet ku. Diasporë: përgatitu për mysafir!”, ka shkruar Ahmeti.

    Sot Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian e ka miratuar në lexim të parë liberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo çështje tani ka mbetur të miratohet edhe në seancën plenare të Parlamentit Evropian dhe pritet që më 1 janar 2024 vendit tonë t’i hiqet regjimi i vizave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark