×
  • Sport
  • Sport

    “Ai bir bushtre na mundi në Kampionatin Botëror” – shakaja e Mbappes për Messin para syve të tij

    Insajderi
    21 March 2024 - 22:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Javier Pastore  ka treguar se si Kylian Mbappe bëri shaka duke thënë se Lionel Messi ishte ai “bir bushtre” që udhëhoqi Argjentinën drejt një fitoreje në finalen e Kupës së Botës ndaj Francës.

    Kapiteni i Argjentinës, Messi e ndihmoi Argjentinën të fitonte me penallti kundër Francës në Katar në vitin 2022, pavarësisht se Mbappe shënoi një het-trik për Les Bleus në atë përballje.

    Pastore zbuloi se vizitoi dhomën e zhveshjes së Paris Saint-Germain muaj më vonë dhe Mbappe foli për bashkëlojtarin e tij të atëhershëm Messin.

    “E pashë [Mbappen] disa muaj pas finales në Katar, kur PSG shkoi të stërvitej dhe të luante një ndeshje. Dhe unë isha në dhomën e zhveshjes, me të, me Messin, me Neymarin”.

    “Unë e urova atë për paraqitjen në Kupën e Botës dhe më tha: ‘Jo, ky bir bushtre Messi na mundi në Botëror…’ Ishte si shaka, sikur të thoshte se Leo e kishte fituar i vetëm”, ka treguar Pastore.

    Ish-ylli i Argjentinës dhe PSG-së, Pastore, është impresionuar nga Mbappe, i cili beson se ka një mentalitet të ngjashëm me Messin dhe Cristiano Ronaldon. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark