×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Ai ka edhe dy djem të tjerë”, banorët flasin për krimin e rëndë në Lipjan

    Insajderi
    28 July 2023 - 21:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Krimi që ndodhi brenda një familje në Rufc të Lipjanit ka tronditur vendin. Abedin Bekteshi dyshohet se ka vrarë gruan dhe djalin e tij, dhe pastaj ka kryer vetëvrasje. 

    Banorët e këtij fshati i thanë Gazetës Insajderi se në shtëpi në momentin e krimit ishin vetëm të tre viktimat.

    Teksa treguan se i ndjeri ka edhe dy djem të tjerë.

    “Abedini ka edhe dy djem të tjerë Në rastin kur ka ndodhur ngjarja sipas banoreve në shtëpi ishin vetëm tre viktima. Ambulanca dhe veturat e emergjencës kane ardhur menjëherë ne vendin e ngjarjes për t’i trajtuar familjarët” thanë banorët atje.

    Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, tha se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rastit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark