Insajderi
Insajderi

‘Ai kishte sjellje…”, flet drejtori i shkollës ku punonte lipjanasi i cili vrau gruan dhe djalin

Insajderi
28 July 2023 - 19:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
‘Ai kishte sjellje…”, flet drejtori i shkollës ku punonte lipjanasi i cili vrau gruan dhe djalin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Rufc të komunës së Lipjanit. Abedin Bekteshi ka vrar% gruan dhe djalin e tij.

Gazeta Insajderi ka raportuar më herët se i njëjti ishte teknik në shkollën “Ismail Luma” në Lipjan.

Insajderi ka kontaktuar me drejtorin e shkollës, Driton Sadiku. Ai tha se janë shumë të prekur nga rasti.

Sipas tij, Bekteshi nuk kishte sjellje agresive, madje i njëjti ishte shumë i afërt me njerëzit dhe kishte sjellje shumë korrekte.

“Nuk ka pasur asnjë sjellje të dyshimtë ose të keqe. Ai gjithmonë është sjell irë me stafin dhe nxënësit, nuk na ka shkaktuar kurrë problem, jemi të shokuar. Si staf jemi shumë të prekur me rastin, vërtetë na erdhi befasi”, tha ai për Insajderin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark