×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Ai po sillet si mbret në Prishtinë”, AAK’ja reagon kundër Përparim Ramës

    Insajderi
    17 November 2023 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Prishtinë ka reaguar pas anulimit të seancës së jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës nga kryetari Përparim Rama. Asamblisti Bahri Gashi e ka quajtur ‘diktaturë’ qeverisjen e Ramës.

    Gashi tha se kryetari Rama po sillet si ‘mbret‘ në Prishtinë ‘duke e shkelë Asamblenë edhe koalicionin e vet‘.

    Asamblisti tha se arsyetimi i kryetarit për ndërprerje ishte banal dhe jo serioz.

    Ne shkuam në Seancë, por Perparim Rama pa të drejtë duke dalur shumë joserioz e ndërpreu Seancën që e kanë thirrur me arsyetime banale. Kjo ndërhyrje e Përparim Ramës në Asamble është veç vazhdim, pasi që ai po sillet si mbret në Prishtnë, duke e shkelë Asamblenë edhe koalicionin e vet e duke vepruar kokë më vete“, ka shkruar Gashi në Facebook.

    Ndërsa, nga Lëvizja Vetëvendosje po e konsideron të paligjshëm dhe të parregullt, anulimin e seancës së jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Sipas Grupit të Asamblistëve të kësaj partie në Prishtinë, kjo ndodhi me urdhër të kryetarit të kryeqytetit, Përparim Rama.

    Kryetari i Grupit të Asamblistëve të Vetëvendosjes në Prishtinë, Gëzim Sveçla tha se pozita e dështoi seancën të cilën vetë e ka ftuar.

    Tutje, ai shtoi se “koalicioni LDK-PDK është i interesave të ngushta, të grupeve të caktuara të cilat kur nuk përputhen krijojnë bllokadë”. Sipas tij, koalicioni qeverisës e lëshoi sallën me urdhër të kryetarit Përparim Rama.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark