Këngëtarja e njohur, Aida Doçi, ka qenë pa diskutim një nga personazhet më të përfolur të kësaj jave.
Martesa e saj me Naser Gashin, i njohur ndryshe edhe si Naser Qelin, ishte ndër temat më të diskutuara në mediat rozë.
Çifti së fundmi në një intervistë për Prive, rrëfeyn se përkundër komenteve të shumta, qoftë edhe atyre negative në rrjetet sociale, ata vazhdojnë të jenë të lumtur.
Aida u shpreh se asaj nuk i pengon aspak e kaluara e Naserit, i cili më parë ka qenë i martuar dhe ka fëmijë.
“Kurse për raportin me fëmijët e Naserit, elhamdulillah unë i kam shumë raportet e mira edhe më respektojnë tepër edhe më duan shumë. Nuk po di si me i llogarit ata, jam mësuar sikur me Xhenesën dhe Argjendën [motrat e Aidës] që ato me qenë disi më të vogla edhe mundohem mu kujdes shumë për ato. D.m.th jo vetëm tash që jam martuar me Naserin, por gjithmonë kam pasur kontakte me fëmijët e tij, më kanë thirrur në telefon, jam takuar shumë shpesh me ta dhe ndoshta është ajo afërsia që unë jua kam dhënë atyre që tashmë po ma kthejnë me këtë respektin e njëjtë”, ka thënë Aida.