×
  • Sport
  • Sport

    Ajeti flet për përvojën me trajnerin serb tek Torino: Ka pasur diferencim, ndikoi prejardhja

    Insajderi
    02 November 2023 - 09:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arlind Ajeti është padyshim një prej mbrojtësve më të preferuar të tifozëve. Tashmë ky lojtar po ngrihet në lartësinë që ka qenë në Europianin e Francës.

    Në një intervistë për “Koha Shtesë” në Sport Ekspres, mbrojtësi ka dhënë një rrëfim të plotë ku ka komentuar shumë gjëra, për ta nisur me atë dalje në minutat e fundit te Francë – Shqipëri.

    E menjëherë sapo Ajeti doli nga fusha, Shqipëria do ta pësonte.

    “Ndodh shpesh që tifozët më pyesin: “Pse e le fushën kundër Francës në fund?”. Në atë moment, nuk mund të qëndroja më në fushë. Kisha dhënë maksimumin, nuk kisha më fuqi. Duhej të dilja, nuk kisha zgjidhje tjetër. Mua më ka ngelur peng, kam menduar shumë herë që të rrija deri në fund. Sidomos pas asaj ndeshje isha shumë i dëshpëruar pasi nuk mungonin edhe shumë minuta. Por prapë kur i kthehem atij momenti dhe e mendoj, nuk kisha më fuqi për të vazhduar”, tha Ajeti.

    Kulmi i karrierës së tij pas Europianit të Francës ishte kalimi te Torino.

    Sinisha Mihajloviq tanimë ka ndërruar jetë, por kushdo që e njihte nga afër këtë trajner, konfirmonte se nuk kishte një dashuri të madhe karshi shqiptarëve dhe vazhdimisht e shprehte.

    Në atë kohë Ajeti drejtohej nga Mihajloviq, i cili nuk i dha asnjë hapësirë të vetme Ajetit, duke ia mbyllur të gjitha dyert për ta lënë në stol.

    E teksa e pyesim nëse ndikoi pjesa e të qenit shqiptar me trajnerin serb, Mihajloviq, Ajeti tregon profesionalizmin edhe për shkak se Mihajloviq ka ndërruar jetë, duke kërkuar që të hesht, pa thënë shumë gjëra që mund të nënkuptohen mes heshtjes së Ajetit.

    “Ndikoj pjesa e të qenit shqiptar te Torino? Nuk e di ta them saktë, të gjithë e njihnin Mihajloviq si ka qenë. Unë nuk kam bërë dallime, kam dhënë maksimumin tim. Isha edhe pafat, pas ndeshjes së parë të kampionatit u dëmtuva dhe isha tre muaj jashtë. Edhe ajo ndikoi shumë, kur u ktheva isha si lojtar i ri. Tre muaj janë shumë gjatë për të qëndruar jashtë dhe kisha humbur pak besimin. Tani u ktheva prapë si kur isha në Evropianin e Francës. Më shumë mendoj se ndikoi dëmtimi, ndoshta ndikoi edhe mentalisht pjesa e të qenit shqiptar te Torino, isha unë i vetmi shqiptar aty. Nuk mund ta them, Mihajloviq edhe ndërroi jetë dhe ndoshta nuk është mirë të flas shumë. Ka ndikuar pak edhe prejardhja, ka pasur pak diferencim nga trajneri, por më shumë unë do t’ia lë dëmtimit faktit që nuk eca dot te Torino”, tha Ajeti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark