Ish-banori i Big Brother Vip Kosova, Blerim Muharremi, i njohur me emrin artistik Blero, ka shprehur preferencat e tij ndaj banorëve të edicionit të tretë të BBVK.
Blero, i cili duket se ka një pëlqim të veçantë për biondinat, ka zgjedhur aktoren bionde Sara Kolami si banoren e tij të preferuar.
“Ajo me flokë të bardha, qysh e ka emrin ajo… She’s sexy, shumë hot. I uroj shumë suksese Sarës, krejt votat kane me shku për Sarën”, tha Blero në një intervistë për nextepisodepodcast në TikTok.
Kur u pyet nëse po e përcjell këtë edicion të Big Brother, Blero u shpreh: “Nuk e përcjell, e përcjelli veç kur kamera e kap Sarën, kur s’osht fokus, veç e ndërrojë.”
Nuk dihet nëse Blero e tha këtë me shaka apo seriozisht, por ai e theksoi se është duke e votuar Sarën dhe e inkurajon publikun ta bëjë po ashtu. “Jojo, ajo duhet me fitu, se jena tu votu për të, te pakten unë”, përfundoi ai.
@nextepisode.pod @bleromuharremi_ tregon se për kë voton në @bigbrotherkosova @brilantin @prishtinainktattoo #bleromuharremi #bigbrother #blero #bigbrothervipks #bigbrothervipkosova3 #viral_video #brilantin #fpy #prishtinainktatoo #top #trendingvideo #fürdich #fyp #foru ♬ original sound – Next Episode Podcast