Besohet se Lionel Messi dhe gruaja e tij Antonella Roccuzzo kanë qenë të dashuruar me njëri-tjetrin që në fëmijëri dhe nuk janë ndarë kurrë, por kjo nuk duket të jetë plotësisht e vërtetë.
Kur Leo u shpërngul nga vendlindja e tyre Rosario për në Spanjë, marrëdhënia e tyre me Antonelën u bë “platonike”, sipas gazetës spanjolle AS.
Pastaj vajza u takua me një burrë tjetër, emri i tij nuk u zbulua.
Sidoqoftë, pas ca kohësh, Antonella ndërpreu marrëdhëniet me ish-in e saj dhe rifilloi marrëdhëniet me Leon, pjesa tjetër është histori.
Çfarë ka ndodhur me ish të dashurin? Epo, të paktën ai u bë autori i thënies legjendare: “Ajo më la, por të paktën nuk më la për ndonjë plak, më la për Messin”.