×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Ajo më thojke so biri yt”, i dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj deklarohet para Gjykatës

    Insajderi
    13 April 2024 - 13:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Ferizaj ku nga disa të shtëna me armë zjarri ka mbetur e vdekur një grua

    Dyshimet e para janë që gruaja është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj. Në vendngjarje u plagos edhe vëllai i viktimës.

    Valon Aliu sot ka dal para gjykatës.

    Ai aty dëgjua duke thënë se për ta takuar ish-bashkëshorten kishte shkuar pas fyerjeve që ia kishte bërë tashmë e ndjera përmes telefonit.

    “Kam shkuar te zyrtarja e QPS-së për fyerjet dhe ofendimet që m’i kishte bërë ish-bashkëshortja përmes telefonit, përmes rrjetit social Instagram, e më pas t’ia sjelli djalin, por në bisedë e sipër me ish-bashkëshorten në prezencë të zyrtares të QPS-së konflikti me ish-bashkëshorten dhe vëllain e saj, e cila më ka kap për krahu….”, dëgjohet të thotë ai, raporton Klankosova.tv.

    Derisa, shtoi se i ishte kërkuar nga zyrtarja për Punë Sociale që të flasin qetë me ish-bashkëshorten.

    “Unë hyna mrena, ajo qika tha uluni në tavolinë më u merr vesh të dytë, folni qetë, unë u ula, ajo s’u ulke. Kom fol gjysë orë me atë të Qendrës Sociale se ajo s’erdh gjysë ore t’u u end. Ajo më thojke so biri yt”, ka shtuar më tej i dyshuari për vrasjen e ish-bashkëshortes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark