×
  • Showbiz
  • Show

    “Ajo që bëre dje ishte shumë e shëmtuar”, Graciano-Romeos: E le të dashurën të qante vetëm në suitë, për lojën

    Insajderi
    24 April 2024 - 18:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Heidi dhe Romeo u surprizuan dje nga ‘Vëllai i Madh’ me një suitë të bukur vetëm për ata të dy.

    Por Gracianon e shqetësoi fakti që Romeo zgjodhi të kalonte kohë jashtë me banorët e tjerë dhe mos shoqëronte Heidin, e cila po rrinte e vetme në suitë.

    Në një diskutim me Romeon sot, Graciano i thotë se Romeo nuk ka dashuri për Heidin dhe nuk i intereson më shumë se loja.

    Graciano: Ti me veprimet, nga poetiku dhe ai që qan, të vjen një mundësi e artë me suitën, që mund të jeni të dy bashkë vetëm, ti zgjedh të vish këtu. Ti kishë hall se mos të ikte situata me Julin.

    Romeo: Kur erdha këtu nuk bëra debat me njeri, aty nuk kisha dhomë ku të dilja dhe doja të pija një gotë verë të pija një cigare

    Graciano: Cigarja ishte më e rëndësishme?

    Romeo: Pse ju bën përshtypje? Pse shqetësoheni

    Graciano: Shoh një Romeo që na e ka këput shpirtin, dhe tani shoh një Romeo që e ka siguruar Heidin, arriti atë që donte dhe tashi hec, se aty je ti. Ajo që bërë ti dje ishte shumë e shëmtuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark