Xhudisiti Akil Gjakova nuk ka arritur të fitojë luftën kundër mongolezit, Tsogtbaatar Tsend-Ochir, në garat e xhudos në Lojërat Olimpike “Tokio2020”, raporton Insporti.com.
Gjakova zhvilloi një luftë të ashpër por pa ia arritur qëllimit, që ishte kualifikimi në gjysmëfinale.
Megjithatë, Akili ende mbetet në garë për medalje pasi në repesazh, ai do të përballet me Rustam Orujov nga Azerbejxhani.
Sot është duke garuar edhe xhudistja Nora Gjakova, e cila ka arritur në gjysmëfinale. Nora, është motra e Akilit. /Insporti.com/