Merkato e Arsenalit është fokusuar te Manchester City. “Topçinjtë” kanë siguruar një tjetër akord me kampionët e Anglisë pas Gabriel Jesus. Sulmuesi brazilian la “Cityzens” për t’u transferuar tek ekipi i Mikel Artetës për 52 milionë euro.
Afrimi i radhës nga City do të jetë Oleksandr Zinchenko, 25-vjeçari që luan si anësor i majtë dhe qendërmesfushor. Drejtuesit e Arsenalit do të paguajnë rreth 30 milionë paund për kartonin e lojtarit ukrainas.
Klubi londinez është fokusuar te bisedimet me agjentin e lojtarit. Akordi final është afër, teksa po diskutohen detajet e fundit të pagës sezonale, kohëzgjatjes së kontratës dhe bonuseve që do të përfshihen në të.
Zinchenko do të jetë përforcimi i pestë për Mikel Artetën. Arsenali ka blerë deri tani Gabriel Jesus (City), mesfushorin Fabio Vieira (Porto), portierin Matt Turnen (New England) dhe sulmuesin Marquinhos (Sao Paulo).