Aleanca Kosova e Re, që në zgjedhjet e 14 shkurtit garon në koalicion parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka prezantuar një slogan që dallon nga ai i partnerit senior, shkruan Insajderi.
Ishte kryetari i kësaj partie, Behgjet Pacolli, ai i cili ka shpërndarë këtë slogan në llogarinë personale të tij në Facebook.
Përderi sa motoja e LDK-ës është “Shteti, Shtet”, AKR ka bërë një dallim duke shkuar me moton ““Shtet ndërtuesit”.
Kjo sipas Behgjet Pacollit pasi shtetin e kemi bërë, tash duhet ta ndërtojmë.