Pjesë e koleksionit Pranverë 2019, varësja me shkronja C-H-A-N-E-L ishte një ndër aksesorët më tërheqës të sezonit pranverë-verë dhe duket se do të qëndrojë sërish në modë. Bëhet fjalë për varësen vezulluese që bie në sy.
E ftuar në “Xing me Ermalin”, Nora Istrefi zgjodhi pikërisht këtë varëse, të cilën e përdori edhe gjatë performancës në Colour Day Festival në Athinë.
Dua Lipa, besnike ndaj Channel prej kohësh, pozoi së fundmi me po të njëjtin akesor, i cili vjen në disa versione, përfshirë këtu edhe rripat.
Versioni i varëses kushton 1,150 dollarë, ndërsa ai si rrip që mban Tayna 1,750.
Përsa i përket materialit, aksesorët janë prej metali dhe strass – një material që imiton diamantin, fillimisht i nxjerrë prej kuarcit, por që prej shekullit XIX realizohet prej qelqit kristal ose nga polimere të tilla si akriliku.