Insajderi
Lajme

Aksident i rënd në Athinë, vdes 18-vjeçari shqiptar

Insajderi
12 November 2024 - 10:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident i rënd në Athinë, vdes 18-vjeçari shqiptar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një 18-vjecar shqiptar ka ndërruar jetë në Athinë, pas një aksidenti automobilistik të shkaktuar nga përplasja e dy motoçikletave.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kipseli”, në kryqëzimin e rrugëve “Kipseli” dhe “Zakyntho”. Motoçikleta drejtuar nga 18-vjecari shqiptar është përplasur më atë të drejtuar nga një 16-vjecar.

Si pasojë i riu shqiptar ka rënë nga mjeti dhe është zvarritur për disa metra pa ndjenja deri sa ka humbur jetën. Drejtuesi tjetër i mjetit është plagosur lehtë.

Të dy motoçiklistët rezultuan se nuk kishin kaskë mbrojtëse. Policia ndërkohë po heton me tej shkaqet e ngjarjes së rëndë./Euronews


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark