Insajderi
Lajme

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka të lënduar

Insajderi
27 April 2022 - 10:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku si pasojë janë lënduar dy persona.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:40 në segmentin Suharekë-Duhel në kilometrin e 33-të.

“Njësia policore nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Krasniqi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark