×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Aksident i rëndë në Novosellë të Pejës: Një i vdekur, tre të lënduar – Insajderi sjell pamjet

    Insajderi
    26 December 2022 - 10:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Novosellë të Pejës.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    Gashi tha se fillimisht ishin raportuar katër të lënduar derisa pas ekzaminimeve të tjera në vendin e ngjarjes është hasur edhe në një person pa shenja jete.

    Poshtu bëhet e ditur se njëri nga të lënduarit është edhe një zyrtar policor.

    “Katër persona të lënduar, njëri prej tyre ka humbur jetën. Vdekjen e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes, kurse tre të lënduarit janë dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal e më pas në QKUK. Në vendin e ngjarjes përveç njësiteve policore, janë edhe IPK, pasi njëri prej të lënduarve është polic”, ka deklaruar ai.

    Ai theksoi se të lënduarit e tjerë janë dërguar fillimisht në spitalin rajonal të Pejës e më pas edhe në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

    Më poshtë pamjet nga aksidenti që ka siguruar Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark