×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, përplaset vetura me targa serbe, lëndohen 5 anëtarët e një familje

    Insajderi
    06 August 2023 - 08:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, vetura me targa serbe përplaset me trafik ndarësen, lëndohen 5 anëtarët e një familje.

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Rrugën e Kombit, saktësisht në fshatin Gziq.

    Një makinë me targa serbe ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafik ndarësen.

    Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar 5 anëtarët e një familje, 3 fëmijë dhe çifti i bashkëshortëve.

    Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit, ndërsa gruaja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

    Familja ishte nisur për pushime. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shpejtësia dhe lagështia në rrugë kanë shkaktuar humbjen e kontrollit të automjetit./abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark