Insajderi
Lajme

Aksident i rëndë në Tiranë: Një person humb jetën, dy të tjerë lëndohen, policia jep detajet

Insajderi
22 July 2026 - 18:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident i rëndë në Tiranë: Një person humb jetën, dy të tjerë lëndohen, policia jep detajet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të kryeqytetit shqiptar.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 16:20, në rrethrrotullimin e TEG-ut, një kamion (pompë betoni) është përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes, njëri prej personave që udhëtonte në kamion dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka bërë të ditur se dy personat që ndodheshin në kamion janë ende të paidentifikuar dhe po punohet për të përcaktuar nëse viktima ishte drejtuesi i mjetit apo personi që aktualisht ndodhet në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark