×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Aksident i rëndë në Turqi, autobusi del nga rruga, 9 viktima dhe 30 të lënduar

    Insajderi
    16 January 2024 - 17:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Turqi, ku raportohet se, një autobus ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përmbysur, duke shkaktuar 9 viktima dhe 30 të plagosur. Mes viktimave është edhe shoferi i autobusit. Nga 30 pasagjerët e plagosur, 13 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

    Aksidenti ka ndodhur në orën 1:15 (ora lokale) të mëngjesit të ditës së martë. Sipas informacioneve, në autobus ndodheshin 43 persona, raportojnë mediat turke. Shkaku i aksidentit besohet të jetë moti i keq, ku si pasojë e shirave dhe rrugës së lagësht, shoferi besohet të ketë humbur kontrollin.

    “Një aksident ndodhi kur humbi kontrollin e drejtimit të autobusit, i cili udhëtonte me 40 pasagjerë dhe 3 ekuipazh. Ne humbëm 9 qytetarë. 30 nga qytetarët tanë ishin të plagosur dhe dërguar në spitale. Gjendja e 13 nga 30 të plagosurit tanë është paksa e rëndë. Ka ndodhur një aksident i njëanshëm në dalje të tunelit. Fatkeqësisht shoferi i autobusit ka humbur jetën”, u shpreh Guvernatori i Mersinit, Ali Hamza Pehlivan.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark