Një tragjedi e madhe ka ndodhur në garën ndërkombëtare të makinave, “Grand Prix Croatia” në qytetin e Grobnikut.
Gjatë garës njëorëshe, një makinë doli papritur nga pista.
Vetura goditi murin mbrojtës pas të cilës ndodhej një nga ulëset e gjyqtarit, raporton “Novi List”.
Vetura ka përplasur dy gjyqtarë – një burrë dhe një grua.
Fatkeqësisht, burri u dërgua me emergjencë dhe pastaj vdiq në spital shkaku i plagëve të rënda.
Kurse, gruaja ka pasur lëndime të lehta dhe është dërguar në spital për analiza të mëtutjeshme.
Për shkak të këtij aksidenti tragjik, gara u ndërpre dhe garat e planifikuara për sot u anuluan.