×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Aksident mbi 1 milionë euro, makinat luksoze bllokojnë rrugën pas përmbysjes së karrotrecit në Angli

    Insajderi
    26 August 2023 - 23:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nëntë makina luksoze me vlerë më shumë se 1 milion paund u përmbysën në rrugë pasi karrotreci në të cilën ata ndodheshin pësoi aksident. Karrotreci me automjetet e shtrenjta që përfshinin një Lamborghini, Aston Martin dhe BMW, ishte në A20 pranë Farningham, Kent në Angli kur ndodhi incidenti.

    Drejtuesi i karrotrecit ka pësuar dëmtime të lehta, sipas autoriteteve britanike. Disa nga makinat që ndodheshin në të shiten për qindra mijëra paund. Një Lamborghini Huracan e kuqe shitet për mbi 150,000 £ ndërsa një Jaguar F-Type i zi, që ishte gjithashtu në karrotrec, shitet nga 62,000 £.

    Modelet më të shtrenjta mund të kushtojnë deri në 108,000 £. Ndërkohë, një Aston Martin DB11, që ishte gjithashtu në automjet, shitet me një çmim duke filluar nga 152,000 £./abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark