Një këmbësor ka vdekur pasi nuk ka arritur t’i shpëtojë lëndimeve të marra pas goditjes nga një veturë në Drenas, ditën e hënë.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka bërë të ditur se vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).
“Rreth orës 10:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Xhevat Dogani”-Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, njoftoi Ahmeti.
“Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësja e automjetit të përfshirë në aksident është arrestuar”. /Insajderi.org/